Zjarr në Durrës, digjen rrobat e një shitësi ambulant

Aktualitet

Zjarr në Durrës, digjen rrobat e një shitësi ambulant

Policia e Durrësit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në lagjen nr 16 në Durrës. Për pasojë, njofton policia, janë djegur rrobat e përdorura që shiteshin nga shitës ambulant.

“Durrës/Informacion paraprak. Më datë 17.06.2021, rreth orës 00:20, në lagjen nr. 16, Durrës, në afërsi të një muri rrethues të një shkolle, ka rënë zjarr në disa rroba të përdorura që shiteshin nga shitës ambulant. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion