I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 27-vjeçari në Krujë

Aktualitet

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike,

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Blutë bëjnë me dije se Gjykata e Matit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin G.P.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin G. P., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike"”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT