Pas reshjeve, qetësi në Shkodër, emergjencat mbeten në gatishmëri për çdo situatë të mundshme

Aktualitet

Pas reshjeve, qetësi në Shkodër, emergjencat mbeten në
Situata në territorin e qarkut Shkodër paraqitet e qetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pavarësisht reshjeve të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe kapacitetet e bashkive vijojnë të jenë në gatishmëri për përballimin e çdo situate të mundshme emergjente.

Prefektura e qarkut Shkodër bën të ditur se në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe deri më tani nuk janë evidentuar problematika.

Nga monitorimi i kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë rezulton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e qarkut Shkodër janë regjistruar rreth 40 milimetra reshje shiu.

Megjithatë, nuk janë konstatuar problematika në argjinaturat mbrojtëse, kanalet kulluese apo në digën e rezervuarit të Shtodrit.

Ndërkohë, hidrovorët e Velipojës janë funksionalë dhe në gatishmëri për të operuar me kapacitet të plotë. Strukturat përgjegjëse vijojnë inspektimet në terren për monitorimin e situatës, evidentimin në kohë të problematikave të mundshme dhe marrjen e masave të nevojshme.

Prefekti i qarkut Shkodër po ndjek nga afër situatën, në koordinim me strukturat e Mbrojtjes Civile të njësive të vetëqeverisjes vendore, me qëllim garantimin e bashkërendimit të veprimeve dhe menaxhimin efektiv të çdo emergjence të mundshme.

Ndërkohë në qytetin e Shkodrës, ekipet e ndërmarrjeve të bashkisë janë në terren, duke pastruar pusetat për të larguar ujin e grumbulluar nga reshjet e shiut në rrugë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion