Sot ulet avioni i parë në Kukës, Basha: Kuksianët dhe shqiptarët nuk mashtrohen
Lajmifundit
/
18 Prill 2021, 12:44
Politikë

Ditën e sotme pritet të ulet avioni i parë nga Londra në aeroportin e Kukësit dhe nuk ka munguar reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Ky i fundit tha se kuksianët dhe shqiptarët nuk mashtrohen me marifete elektorale.
“Emigracion masiv i djemve dhe vajzave të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund të zgjidhet me një marifet elektoral. Mijëra kuksianë dhe shqiptarë e dinë se do të vazhdojnë të largohen bijtë e tyre nëse Shqipëria nuk ndryshon e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin është të votohet koalicioni për Ndryshim”, tha ai.


