I dhunoi nënën, djali rreh të atin në Durrës/ Babë e bir përfundojnë në polici

Policia e Durresit ka vene në pranga 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Nje 24 vjecar perfundoi ne polici pasi iu kunderpergjigj babait te tij i cili i kishte dhunuar nenen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje tjeter ne Durres
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt në një karburant në lagjen nr. 17/1, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para procedurale dhe hetimore për rastin, arrestuan në flagrancë shtetasin H. Gj., 27 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë konfliktit për motive të dobëta, ai ka goditur me përforcues grushti, punonjësit e këtij karburanti, shtetasit S. P. dhe F. Gj..


