Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit hapin portat, përmbytje në fshatrat e Kurbinit dhe Lezhës

Aktualitet

Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit hapin portat, përmbytje në

Janë hapur portat e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit, duke shkaktuar rritje të prurjeve në lumenj.

Nga hidrocentrali i Ulzës po derdhen rreth 400 metër kub ujë në sekondë, ndërsa nga ai i Shkopetit rreth 450 metër kub në sekondë.

Si pasojë e kësaj rritjeje, disa fshatra në zonën e Kurbinit dhe të Lezhës janë përmbytur.

Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat e rrezikuara/Ballkan web

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion