Kupa e Shqipërisë / Dinamo dhe Partizani fitojnë bindshëm, ndërkohë Tare i sjell triumfin Tiranës

Sport

Kupa e Shqipërisë / Dinamo dhe Partizani fitojnë bindshëm,

Dinamo fitoi 3-0 përballë Besës në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit alë golave të Berishës në pjesën e parë dhe më pas në 10 minutat e fundit saktësisht në të ‘80-n dhe ’90-n minutë, Bregu dhe Hekurani vulosin suksesin me dy gola të tjerë.

Me po të njëjtin rezultat ka fituar Partizani i Oltijon Kërnajës në “Arenën e Demave”, 3-0 kundër skuadrës së Burrelit. Human dhe Kontreras shënojnë në 45 minutat e para ndërkohë që për golin e tretë mendon Skuka në minutën e 85-të.

Bylis fitoi 3-2 ndaj ekipit të Laçit, në një ndeshje tepër emocionuese. 90 minutat e rregullta përfunduan 2-2, ndërsa ballshiotëve iu desh shtesa për golin e fitores.

Në ndeshjen tjetër, Tirana rigjen fitoren, këtë herë nëkupë, pasi mundi në shtesë korçarët e Skëndërbeut me shifrat 2-1. Mysloviç zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë ndërkjohë që në fund të takimit Janaqi barazoi për 1-1 duke e çuar në shtesë ndeshjen.

Dhe në këtë pjesë të fundit është Etien Tare që në minutën e 16-të shënon dhe i jep fitoren bardhebluve/T.CH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion