Hajdutët vjedhin kompaninë në Tiranë, roja arrestohet se nuk njoftoi policinë

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre një roje me akuzën e shpërdorimit të detyrës. I arrestuari është A. B. 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ndërsa ai akuzohet se nuk ka njoftuar për vjedhjen. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i plotë i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

