Goditen lokalet ku viheshin baste në Tiranë, dy të arrestuar. Sekuestrohen makineta, poker, çipsa dhe...

Aktualitet

Goditen lokalet ku viheshin baste në Tiranë, dy të arrestuar.

Policia njoftoi finalizimin e operacionit te koduar “Last Bet”, ku si rezultat janë zbuluar 3 lokale ku organizoheshin lojëra të ndryshme fati.

Si rezultat i kontrolleve dhe i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u goditën 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasi G. Zh., 22 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Zh., 50 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, pasi dyshohet se organizonin lojëra fati, në një ambient në rrugën “Aleks Çaçi”, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim.

Në këtë ambient u gjetën 2 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasi G. S.(J.), 39 vjeç, pasi në lokalin me qira që administronte, në Bathore, u gjetën 1 makinetë dhe 1 celular që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati;

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. G., 21 vjeç, O. C., 19 vjeç, R. H., 27 vjeç dhe F. D., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet secilit celular që dyshohet se përdorej për organizimin e basteve sportive.

ME TE LEXUARAT