"Mendo fëmijët", Gjyqtarja e Tiranës kërcënohet me jetë, kërkon mbrojtje nga KLGJ

Aktualitet

"Mendo fëmijët", Gjyqtarja e Tiranës

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi, mësohet se ka marrë një letër kërcënimi me jetë, për të dhe familjen e saj, gjë që e nxitur atë të kërkojë mbrojtje të posaçme nga KLGJ.

Ka qenë vetë gjyqtarja ajo e cila ka bërë më dije këtë ngjarje, në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ajo shprehet se para pak ditësh është kërcënuar me jetë.

Gjyqtarja shprehet zanafilla duket se lidhet me një kallëzim që kancelari i  gjykatës së Tiranës ka bërë në prokurori për një prokuror.

Kërkesa e gjyqtares:

Të nderuar!

Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.

 

ME TE LEXUARAT