Moti i keq, Balla: Aksi Librazhd-Pogradec plotësisht i kalueshëm

Aktualitet

Moti i keq, Balla: Aksi Librazhd-Pogradec plotësisht i kalueshëm

Reshjet e dëborës kanë zbardhur juglindjen dhe veriun e Shqipërisë duke sjellë problematika në qarkullimin e mjeteve në disa akse.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njofton se aksi Librazhd -Pogradec i është rikthyer normalitetit, dhe është plotësisht i kalueshëm.

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës, ky aksi më herët ishte i bllokuar, duke mos mundësuar kalimin e automjeteve.

Balla ndër të tjera bën me dije se Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin.

“Qafë Thanë-Reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm. Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin”, thotë Balla.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion