Fuste sende të paligjshme në burg, merr fund arratia e 36-vjeçarit/ Vihet në pranga në pikën kufitare të Kapshticës

Aktualitet

Fuste sende të paligjshme në burg, merr fund arratia e

Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në PKK Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ndaj të cilit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.

Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga DVP Elbasan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion