U plagos me armë zjarri pas sherrit! Fabiel Xhindi me të shkuar kriminale, zbardhen DETAJE të reja...

Aktualitet

U plagos me armë zjarri pas sherrit! Fabiel Xhindi me të shkuar

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në qytetin e Beratit, në lagjen Kombinat, ku i dëmtuar ka mbetur 37-vjeçari Fabiel Xhindi (i njohur edhe si Toska).

Policia u njoftua pasi i plagosuri mbërriti në spital i shoqëruar nga një mik i tij. Sipas të dhënave paraprake, Xhindi ishte përfshirë në një debat verbal me disa persona të tjerë. Pasi ka dalë nga automjeti, një individ ende i paidentifikuar dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Burime të policisë thonë se 37-vjeçari nuk ka pranuar të bashkëpunojë dhe nuk ka dhënë informacion për personat e përfshirë në konflikt. Xhindi njihet nga autoritetet si i përfshirë në rrjetet e narkotrafikut në Gjermani dhe Belgjikë.

Mësohet se ai ishte kthyer në Shqipëri rreth 10 ditë më parë. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion