VIDEO/ Sulmohen disa persona në aeroportin Heathrow në Londër

Bota

VIDEO/ Sulmohen disa persona në aeroportin Heathrow në Londër

Një incident i dhunshëm është regjistruar  në aeroportin Heathrow në Londër. Ngjarja ka ndodhur në parkimin e Terminalit 3, ku disa persona janë sulmuar në rrethana ende të paqarta.

Policia njoftoi se një numër personash u spërkatën me një lloj spraj djegës nga një grup burrash që më pas u larguan nga vendngjarja.

VIDEO/ Sulmohen disa persona në aeroportin Heathrow në Londër

Oficerët e armatosur ndërhynë shpejt dhe arrestuan një person të dyshuar për sulm, i cili ndodhet në paraburgim, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e tjerë të përfshirë.

Personat u dërguan në spital dhe fatmirësisht plagët e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën.

Terminali 3 mbetet i hapur, por zona po përjeton vonesa të pjesshme në qarkullim për shkak të pranisë së shtuar policore.

“Ngjarja duket të ketë ndodhur mes personave që njiheshin me njëri-tjetrin, dhe një debat është përshkallëzuar duke shkaktuar plagosjen e disa prej tyre. Oficerët tanë reaguan me shpejtësi. Nuk po e trajtojmë incidentin si akt terrorizmi”, tha shefi i policisë, Peter Stevens.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion