Fushata elektorale "tërbon" gruan në Shkozë, zbret nga pallati dhe ofendon kandidatin e Berishës në Tiranë!

Aktualitet

Fushata elektorale "tërbon" gruan në Shkozë, zbret nga

Një ngjarje e paprecedentë si dhe e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në zonën e Shkozës.

Kandidati i PD për deputet në Tiranë, Rivelino Çuno ka denoncuar në polici një grua e cila ka penguar një aktivitet elektoral që po zhvillonte në Shkozë.

Ka qenë një grua e moshës 42 vjeçe e cila është shqetësuar nga zhurmat afër pallatit, dhe ka dalë duke bërtitur dhe ofenduar pjesëmarrësit në këtë takim.

“Pasditen e djeshme, shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë.

Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë, e cila ka deklaruar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti.”

Rivelino Çuno, është kandidat i PD në listën e hapur për qarkun e Tiranës, si dhe kryetar i PEISH.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion