Flakët përfshijnë Radhimën, rrezikohen bizneset dhe banesat, largohen turistët
Lajmifundit
/
29 July 2021, 18:41
Aktualitet

Një zjarr i madh ka rënë në Radhimë ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësja për të neutralizuar flakët, ndërkohë në ndihmë u kanë ardhur edhe banorët e zonës.
Situata është problematike pasi zjarri favorizohet nga era.
Siç shihet dhe nga pamjet janë djegur kodrat e Rradhimës, ndërkohë zjarri mund të rrezikojë edhe bizneset.
Bëhet e ditur një pjesë turistësh kanë braktisur kabinat ku qëndronin për pushime, për shkak të frikës nga zjarri.


