Sulmohet me raketa Ambasada Amerikane në Bagdad

Bota

Sulmohet me raketa Ambasada Amerikane në Bagdad


Dy raketa kanë rënë në afërsi të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad.

Sulmi u krye me dy raketa që ranë pranë ndërtesës së Ambasadës Amerikane, e cila ndodhet në Zonën e Gjelbër në Bagdad, një vend ku ndodhen institucionet shtetërore dhe ambasadat e shumta të huaja e misionet diplomatike, njoftuan mediat irakiane.

Si rezultat i shpërthimit, u regjistruan dëme në veturat e parkuara në rrugë. Nuk ka akoma informacion nëse nga sulmi kishte apo jo viktima.

Qeveria irakiane akoma nuk e ka komentuar sulmin me raketa. Sulmet ndaj objektivave amerikanë në Irak kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. Grupet e milicisë shiite pranë Iranit mund të qëndrojnë pas sulmit.

ME TE LEXUARAT