“Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

Aktualitet

“Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kanë dërguar një kërkesë zyrtare SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve, duke i kërkuar që t’i japin leje kryebashkiakut Erion Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës ditën e premte.

Në shkresën zyrtare të firmosur nga Këshilltarët, theksohet se “duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, ose, nëse kjo nuk është e mundur, mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).

Më tej thuhet se Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion