Fëmija në Bulqizë rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën, niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Fushë-Bulqizë.
Një fëmijë 6-vjeçar është rrëzuar, teksa ka qenë duke luajtur me biçikletë, dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.
Fëmija ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Njoftimi i policisë
Bulqizë/informacion paraprak Në spitalin e Bulqizës është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur, i cili duke luajtur me biçikletë pranë banesës së tij është rrëzuar duke pësuar lëndime.
I mituri pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.


