Vuante nga çrregullime mendore, si u zbulua shqiptari që i hoqi aparatin që mbante në jetë grekun

Aktualitet

Vuante nga çrregullime mendore, si u zbulua shqiptari që i hoqi

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një spital në Greqi ku një 60 vjeçar shqiptar i ka hequr aparatin e frymëmarrjes së një 76 vjeçari grek, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Viktima ishte i intubuar dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e kishte përmirësuar ndjeshëm ditët e fundit.

Mjekët dhe infermierët e befasuar ku zbuluan se kabllot e makinerisë së furnizimit me oksigjen ishin dëmtuar, ndërsa sistemi i alarmit të pajisjes ishte aktivizuar. Ata menjëherë njoftuan autoritetet e policisë për të hetuar mundësinë e veprimtarisë kriminale, pasi gjithçka tregonte se një dorë njerëzore shkaktoi vdekjen e të moshuarit.

Pas një hetimi nga policia në spital, rezultoi se një pacient 60-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në shtratin tjetër ishte përgjegjës për incidentin.

Mjekët kërkuan ndihmën e hetuesve të cilët zbuluan se në ventilator ishte gjurma e gishtave të pacientit tjetër në dhomë, që është shqiptar.

Pacienti shqiptar fillimisht mohoi çdo përfshirje, por policia sipas mediave kishte prova të pakundërshtueshme, që ishin shenjat e gishtave. Autori pranoi krimin, ndërsa u shpreh se prizën e hoqi pasi e shqetësonte zhurma e ventilatorit.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari, i cili dyshohet se vuan nga çrregullimi bipolar, hoqi nga priza makinerinë e furnizimit me oksigjen sepse ishte i shqetësuar nga zhurma që shkaktoi.

Askush nuk e kishte imagjinuar të shkonte deri në pikën ekstreme të heqjes së ventilatorit nga priza, çmontimin e tubit të furnizimit me oksigjen dhe kthimin e ekranit me kokë poshtë.

“Rreth orës 23:00 të datës 7.4.2021, në repartin 235, të klinikës patologjike të spitalit të Kryqit të Kuq , ku trajtoheshin pacientët me sëmundje të arterieve koronare: S.E i lindur në 1944 i cili ishte intubuar dhe një shtetas shqiptar me iniciale M.S i lindur në 1961, i cili nuk ishte intubuar, hoqi aparatin e frymëmarrjes të S.E. Ata nuk arritën ta kthejnë atë dhe në orën 00:12 vdekja e tij u konfirmua”, citon “Protothema” raportin e policisë greke. Autoritetet nuk e kanë arrestuar pasi ai po trajtohet për koronavirus.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion