Emri/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe

Aktualitet

Emri/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet

Trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur i pajetë në një valixhe.

Trupi i studentes shqiptare, e cila rezulton e zhdukur që prej 25 marsit në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet në një zonë pyjore në Poli.

Valixhja me trupin e 22-vjeçares Ilaria Sula ishte hedhur në një luginë dhe zbulua nga persona që po frekuentonin zonën, që ndodhet në brendësi të kryeqytetit.

Sipas Corriere, e reja kishte pasur lidhje me një shtetas filipinas, i cili është ndaluar nga policia italiane.

22-vjeçarja studionte në Universitetin Sapienza, ndërsa ishin miqtë dhe familjarët e viktimës që ngritën alarmin për zhdukjen e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion