Tritoli në banesën në Tiranë, i vranë vëllain vite më parë, kush është pronari Tonin Qafa

Aktualitet

Tritoli në banesën në Tiranë, i vranë vëllain vite

Detaje të reja dalin nga shpërtimi me lëndë plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit Tonin Qafa në Tiranë.

Raportohet se shënjestër ishte banesa Tonin Qafa, të cilit në vitin 2009 i kanë vrarë të vëllanë.


Tonin Qafa mësohet se ka jetuar për shumë vite në Amerikë, por kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

Ndërkohë pistë e hetimit e policisë janë konflikteve që mund të ketë djali i Tonin Qafës, i cili jeton jashtë vendit.

“Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.


Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftimi i policisë.

ME TE LEXUARAT