Aksident në Krujë, përplasen 2 automjete! Tre të plagosur, një grua dërgohet te ‘Trauma’ me urgjencë
Lajmifundit
/
9 Gusht 2026, 21:52
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Mazhe të Krujës.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e përplasjes, kanë përfunduar jashtë rruge.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


