“Drejtimin e kombit ta marrë rinia!”/ Shqiptari nga diaspora: “Rama të përballet me protestuesit dhe të japë dorëheqjen”

Aktualitet

“Drejtimin e kombit ta marrë rinia!”/ Shqiptari nga diaspora:

Një qytetar shqiptar nga diaspora e Belgjikës është bërë pjesë e protestës në Tiranë, ku ka bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke kërkuar që drejtimin e vendit ta marrë rinia.

Në fjalën e tij përballë protestuesve, ai tha se Shqipëria ndodhet në një “udhëkryq”, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që të dalë përballë qytetarëve dhe të japë dorëheqjen.

“Sot Shqipëria është në një udhëkryq, në një rrugë pa krye. Prandaj i bëj kërkesë Edi Ramës dhe qeverisë së tij të vijë këtu përballë jush, të lërë vetë dorëheqjen, t’ia lërë pushtetin dhe udhëheqjen e Shqipërisë kësaj rinie, e cila ka marrë mbi supe të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ai u bëri thirrje të rinjve dhe protestuesve që të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që sakrifica e tyre të mos shkojë dëm dhe që vendi të mos rikthehet te mënyrat e vjetra të politikëbërjes.

“I kërkoj të rinjve dhe të gjithë popullit në protestë të kenë kujdes që nesër, mundi dhe sakrifica e sotme të mos shkojë dëm. Sepse manipuluesit do të përdorin mënyra që të shkojmë në politikën e vjetër. Larg politikës së vjetër!”, tha ai.

Shqiptari nga diaspora: Vij nga diaspora e Belgjikës. Sot Shqipëria është në një udhëkryq, në një rrugë pa krye. Prandaj i bëj kërkesë Edi Ramës dhe qeverisë së tij të vijë këtu përballë jush, të lërë vetë dorëheqjen, t’ia lërë pushtetin dhe udhëheqjen e Shqipërisë kësaj rinie, e cila ka marrë mbi supe të ardhmen e Shqipërisë.

Unë, nga ana ime, ia jap besimin e plotë vetëm rinisë. Vetëm rinia mund ta çojë Shqipërinë përpara.

I kërkoj të rinjve dhe të gjithë popullit në protestë të kenë kujdes që nesër, mundi dhe sakrifica e sotme të mos shkojë dëm. Sepse manipuluesit do të përdorin mënyra që të shkojmë në politikën e vjetër. Larg politikës së vjetër!

Rinia, në momentin që do të marrë në duar fatet e kombit, të ruajë sovranitetin shqiptar, dinjitetin e kombit, të forcojë mbrojtjen që ne të mbrohemi vetë dhe të mos ketë nevojë të na mbrojnë fqinjët.

Të forcojë ekonominë, që t’i shërbejë popullit; të zhvillojë mjekësinë që t’i shërbejë popullit. Të ndërtojë një arsim që të përgatisë një rini dhe inteligjencë shqiptare që të ketë mundësi të udhëheqë Shqipërinë, si në politikë, në ekonomi, kulturë, dhe t’i japë të ardhmen e ndritur që populli meriton.

ME TE LEXUARAT