Revolta qytetare/ Mbyllet protesta e 71-të, nis marshimi rrugëve të qytetit

Aktualitet

Revolta qytetare/ Mbyllet protesta e 71-të, nis marshimi rrugëve

Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së tyre të 71-të kundër qeverisë Rama.

Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në bulevard, ndërsa mbanin në duar pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë.

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë dhe deri te turistë të huaj që i janë bashkuar qëndresës qytetare.

ME TE LEXUARAT