E përplasi makina, plagoset drejtuesi i motoçikletës, niset me urgjencë në spital

Aktualitet

E përplasi makina, plagoset drejtuesi i motoçikletës, niset me

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lungomare pranë zonës së Ujit të Ftohtë.

Burime bëjnë me dije se një automjet që po lëvizte me shpejtësi, ka goditur një motoçikletë.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ndërsa ai i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po merret me hetimin  dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT