Incident pas Asamblesë së PS së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues

Siç ishte paralajmëruar, studentët janë mbledhur këtë të shtunë për të protestuar. Një grup është mbledhur te Akademia e Arteve, aty ku u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste e Tiranës.
Në momentin që kryeministri Edi Rama ka dalë nga Asambleja, protestuesit kanë nisur që të thërrasin:
“Poshtë diktatura. Qeveri e krimit”.
Ndërkohë ditën e djeshme, kreu i qeverisë ka takuar një grup studentësh, të cilët sipas tij, janë ata që duan të protestojnë paqësisht dhe jo me gurë.
Madje sot, Rama postoi edhe një video nga ky takim, ku u shpreh kanë rënë dakord që për momentin të mos publikojnë debatin, po vetëm pamjet.


