“Mallkimi” i Topit të Artë, konfirmohet lajmi më i keq për Kejn te Bajerni

Sport

“Mallkimi” i Topit të Artë, konfirmohet lajmi më i

Herri Kejn iu nënshtrua operacionit, duke konfirmuar lajmin më të keq për dëmtimin e tij. Ndërhyrja ishte e nevojshme për shkak të këputjes së ligamentit sindesmotik në kyçin e majtë të këmbës.

Kejn duhet të qëndrojë për disa muaj jashtë, teksa rikthimi i tij parashikohet në fundin e sezonit. Olise po ashtu pati shqetësime, por për momentin nuk raportohet asgjë serioze.

Dëmtimi i Kejn ndërkohë është lidhur me një “mallkim” për fituesit e Topit të Artë në vitet e fundit. Ousmane Dembele dhe Rodri po ashtu nuk e kanë shijuar çmimin si duhet, për shkak dëmtimi.

Bajerni ndërkohë barazoi 1-1 ndaj Këlnit. Dortmundi ka mundësinë tashmë që ta kalojë në renditje, për t’u pozicionuar i pari.

Reagimi i Kejn: “Jeta është e mbushur me momente të mira dhe të këqija!

Sigurisht që jam shumë i zhgënjyer për këtë dëmtim, por, si gjithmonë, kjo është një mundësi për të treguar qëndrueshmëri dhe për të vazhduar të përmirësohem në prag të vitit 2027.

Do të rikthehem i rifreskuar dhe i përgatitur për të përballuar pjesën vendimtare të sezonit”.

“Mallkimi” i Topit të Artë, konfirmohet lajmi më i

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion