Dy vajza rrihen për parkingun në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Aktualitet

Dy vajza rrihen për parkingun në Durrës, policia dhe ambulanca

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Sipas dëshmitarëve, situata është përshkallëzuar papritur, duke shkaktuar shqetësim në zonë.

Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, sipas A2cnn.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parkim që njëra prej vajzave ka pretenduar se ishte i saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion