Driloni u kap "mat" duke u puthur, Sara Kolami nuk humb kohë dhe merr vendimin drastik

Aktualitet

Driloni u kap "mat" duke u puthur, Sara Kolami nuk humb kohë dhe

Fituesi i "Big Brother VIP Kosova 3", Drilon Rama, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi herë pas herë është përfshirë në spekulime apo skandale me vajzat e Showbizz-it dhe jo vetëm.

Këtë herë, një video që po qarkullon kudo në rrjetet sociale dhe që ka ngjallur reagim te ndjekësit, Driloni shihet duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë misterioze në Gjermani. 

Ndërkohë, përveç reagimit të ndjekësve, ajo që pritej ndodhi, Sara Kolami reagoi më në fund. Edhe pse asnjëherë nuk u deklaruan çift apo në një njohje si brenda shtëpisë së "BBVK" ashtu edhe jashtë saj, Sara dhe Driloni prej kohësh mbanin "peng" publikun për raportin e tyre. 

Ndërsa tani, gjithçka duket se po merr kuptim, Sara ka reaguar pas publikimi të videos duke e hequr Drilonin nga lista e saj e ndjekësve. Po ashtu, vihet re se nga ana tjetër edhe Driloni i është përgjigjur me të njëjtin veprim, duke e heque modelen dhe moderatoren nga lista e ndjekësve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion