DINAMIKA/ Plagosja në Berat! Fabjel Toska niset drejt Traumës në gjendje të rëndë, kamerat e sigurisë filmuan…

Aktualitet

DINAMIKA/ Plagosja në Berat! Fabjel Toska niset drejt Traumës në

Detaje të reja janë zbuluar mbi plagosjen me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit në hyrje të Beratit, në zonën e njohur si “Dogana”. Fillimisht rrethanat ishin të paqarta, por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë nga grupi hetimor, është rindërtuar dinamika e plotë e ngjarjes.

Sipas pamjeve, i plagosuri Fabjel Toska (Xhindi), 37 vjeç, po udhëtonte me një automjet Seat së bashku me një shok, në aksin Kombinat–Dimal. Në të njëjtën kohë, një fuoristradë e zezë parakalonte disa herë mjetin e tyre. Pas manovrave të përsëritura, Toska del nga makina dhe i afrohet fuoristradës nga ana e shoferit për të sqaruar situatën.

Në momentin që shoferi i fuoristradës hap xhamin, ai e qëllon Toskën me një plumb në bark. Shoku i të plagosurit, i cili kishte dalë nga mjeti, largohet me vrap kur sheh që Toska bie në tokë dhe njofton menjëherë policinë.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion