Dhunë fizike dhe psikologjike në familje, arrestohen 3 persona në Durrës

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psikologjike në familje, arrestohen 3 persona në

Policia e Durrësit kanë vënë në pranga 3 persona, të akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike në familje. Në pranga ka rënë një 32-vjeçar, i cili më herët, kishte marrë urdhër të mos i afrohej nënës së tij.

Në pranga ka rënë një 40-vjeçar, gjithashtu i akuzuar për dhunë ndaj nënës së tij. Ndërsa 37-vjeçari në Vlorë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër-mbrojtje.    

I. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit G. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion