Qëlloi me armë zjarri duke prishur qetësinë publike, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
P
olicia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Blutë bëjnë me dije se i riu ka qenë i dënuar për "Shkatërrim prone".
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrim prone".
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 22.04.2021, rreth orës 21:30, në Hamallë, Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin S. C. (T)., 24 vjeç, ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu në pronësi të shtetasit N. B. (babai i të arrestuarit) dhe mjetin me të cilin është larguar autori.
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim policor, për veprën penale "Moskallëzim i krimit", e shtetasit B. M., 28 vjeç, banues në Hamallë, Sukth, Durrës”, njofton policia.


