Tiranë/ Arrestohen 2 persona, dy të tjerë shpallen në kërkim, ja akuzat që rëndojnë mbi to

Aktualitet

Tiranë/ Arrestohen 2 persona, dy të tjerë shpallen në

Policia e Tiranës kanë njoftuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka nisur kërkimin për dy të tjerë. Shtetasit në fjalë, sipas policisë, akuzohet për vepra të ndryshme penale.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë sende me vlerë në banesën e shtetasit E. E.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Sh., 29 vjeç, në rrugën e Kavajës, nga kontrolli i ushtruar  nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas qarkullonte  iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Më datë 22.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F. B., 27 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij) në rrugën e Kosovarëve, kanë goditur me sende të forta shtetasin D. T., 26 vjeç.

Më datë 23.04.2021, në fshatin Arbane, në ambientet e zyrës së një kompanie, është vjedhur një sasi lekësh  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT