Detajet/ Qëlloi në drejtim të policisë, RENEA plagos shkodranin e shumëkërkuar gjatë operacionit

Aktualitet

Detajet/ Qëlloi në drejtim të policisë, RENEA plagos

52-vjeçari Ardjan Narkaj u plagos nga RENEA. Shkodrani i kërkuar për vrasje gjatë operacionit të RENEA-s nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por qëlloi kundër efektivëve me armë zjarri, të cilët u përgjigjën duke e lënë të plagosur, ndërsa më pas e dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Ardian Narkaj u dënua për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.

Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga policia.

ME TE LEXUARAT