Emri/ U qëllua me 3 plumba në Shkodër, kush është i shumëkërkuari për vrasje të dyfishtë

Personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Shkodër është identifikuar si Ardjan Narkaj 52 vjeç, banues në Koplik.
Mësohet se ai ka marrë tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.
Po kush është Ardian Narkaj?
52-vjeçari ka qenë në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.
Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia. Një tjetër i kërkuar është Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.


