"Delta" mbërrin në Shqipëri, 22 të infektuar dhe asnjë viktimë brenda 24 orëve të fundit

Aktualitet

"Delta" mbërrin në Shqipëri, 22 të infektuar dhe

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4078 teste, nga 22 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Sipas MSH, nuk ka asnjë viktimë dhe 14 persona janë shënuar.

“Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:  Janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (25 Korrik 2021); Raste të reja ditore  22; Të shëruar në 24 orë     14; Të shtruar në spitale      9; Humbje jete në 24 orë   0; Testime ditore                4078 ; Testime totale             879,340; Raste pozitive             132,875; Raste të shëruara       130,139; Raste Aktive                       280; Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98

Elbasan            30

Kukës                29

Vlorë                26

Lezhë               26

Durrës              18

Shkodër           17

Fier                   14

Berat               13

Korçë                6

Gjirokastër        3”, njofton ministria.

ME TE LEXUARAT