Dalin emrat/ Zbardhet vjedhja e mbi 2700 eurove me dhunë të moshuarit në Lezhë, arrestohen 3 persona

Aktualitet

Dalin emrat/ Zbardhet vjedhja e mbi 2700 eurove me dhunë të moshuarit

Vjedhja me dhunë e një të moshuari në fshatin Gajush më datë 28.04.2025 është zbardhur.

Tre autorët e vënë në pranga vodhën 1500 dollarë, 880 euro, 50 000 lekë dhe 1 armë gjahu në banesën e 66-vjeçarit.

Tre autorët e arrestuar janë Keviljano Ndoj, Andi Sanco, Lorenc Lleshi.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.

Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje.

Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion