“Kam frikë!” Luna Mari mbush sot 1 vjeç, mami Kiara poston pamjet e papublikuara më parë nga salla e lindjes
Lajmifundit
/
30 Prill 2025, 09:58
Showbiz

Si sot, një vit më parë, një dritë dielli ndriçoi jetën e Luizit dhe Kiarës.
Vogëlushja e tyre Luna Mari erdhi në këtë botë, si fryt i dashurisë së madhe të babi Luizit dhe mamit Kiarës. E sot, në këtë 30 prill, moderatorja ka vendosur që të sjellë momentet që padyshim kanë shënjuar jetën e tyre.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, ndryshe nga urimet klishe për ditëlindje, Kiara ka publikuar videon nga procesi i lindjes. Që nga dhimbjet, te salla e lindjes e deri te takimi dhe përqafimi i parë i Lunës me babin e saj.



