Nga Shqipëria në oborret mbretërore, historia e bujshme e pilotit shqiptar që u nderua nga britanikët

Aktualitet

Nga Shqipëria në oborret mbretërore, historia e bujshme e pilotit
Personi që shihni në fotografi nuk është një sheik arab, por kolonel Shemsi Tahiri, i lindur në vitin 1913 në Turan të Tepelenës. 

Shemsi Tahiri ishte piloti i parë i Mbretit Lorenc të Arabisë dhe një personalitet i veçantë, i cili shërbeu si pilot i tre mbretërive në tre kontinente.  

I lindur në vitin 1913 në Tepelenë, mësimet e para i mori pranë Teqesë së Turanit, duke marrë bekimin e Hirësisë së Tij, Baba Ahmet Turani. Ai u diplomua shkëlqyeshëm në Liceun e Gjirokastrës dhe arriti të fitonte të drejtën për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore të Italisë.   

Pas përfundimit të studimeve, meqë në Shqipëri nuk kishte aviacion ushtarak, ai emigroi në Angli, ku fluturoi për shumë vite derisa mori titullin "Pilot i Klasit të Parë".

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai ishte një nga pilotët më të mirë të Forcave Ajrore Britanike, ku mori medalje të ndryshme dhe u nderua edhe me dekoratën "Kryqi i Artë", një nga vlerësimet më të larta në Britaninë e Madhe.   

Pas përfundimit të luftës, ai u kërkua nga mbreti i Arabisë Saudite si pilot i avionit të tij personal.  

Vitet e fundit të jetës i kaloi në Stamboll të Turqisë, pranë bashkëshortes së tij, Gylfidan Hanëmes, me origjinë nga Gjakova e Kosovës, dhe vajzës së tyre, në lagjen Fındıkzade, pranë Aksarait.     

Shemsi Tahiri ndërroi jetë në vitin 1967 dhe u varros në varrezat e Stambollit.  Megjithatë, në pllakën e varrit të tij është shënuar gabimisht data e lindjes, pasi ai kishte lindur në vitin 1913. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion