Cekes i mbyllin saraçineskën, zgjidhet problemi i mbifaturimit të ujit

Aktualitet

Cekes i mbyllin saraçineskën, zgjidhet problemi i mbifaturimit

Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si Cekja i Beratit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” më 25 shtator.

Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj.

Shtëpinë në Sarandë Cekja e ka prej 22 vitesh, por problemin me  mbifaturim e ka kohët e fundit. Ai tregoi për “Fiksin” se në dy muaj korrik e gusht faturat e ujit kapin vlerën prej 11.500 lekë pa qenë kush në shtëpi.

“Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, u shpreh ai.

Më pas ai tregoi se ka bërë kërkesë pranë UKS për ndërrim të matësit dhe ka shlyer gjithë pagesat me vlera të konsiderueshme duke i zeruar ato në korrik të 2024.

Por çudia ndodh se edhe pse kishte zeruar gjithçka në UKS ai del sërish debitor. Faturat e  korrikut dhe gushtit janë në vlerën 11500 lekë. Ankohet sërish dhe merr si përgjigje që nuk është faji lexuesit, pra nuk ka mbifaturim, por fajin e ka sahati.

Fiksi e zgjidhi problemin e Cekes pas disa ditësh.

“Pas marrjes së ankesës grupi i verifikimit është dërguar në terren për të kryer kontrollin përkatës. Sipas konstatimeve të grupit, matësi i ujit lexon saktë dhe nuk ka probleme teknike.

Megjithatë, është vërejtur një konsum i lartë i ujit, i cili pas kontrolleve të kryera janë si rezultat i një rrjedhje në banesë. Kjo rrjedhje është shkaktuar nga një saraçineskë e dëmtuar, e cila ishte konstatuar gjatë kontrollit. Janë ndërmarrë masat e nevojshme për riparimin e rrjedhjes.

Ky rast tregon rëndësinë  e mirëmbajtjes së rrjetit të brendshëm për të shmangur konsumet e panevojshme të ujit dhe kostot shtesë që mund te krijohen për abonentët”, shkruhet në reagimin e UKS./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion