BSH: Qiratë po shtrenjtohen, mungojnë apartamentet afatgjata

Aktualitet

BSH: Qiratë po shtrenjtohen, mungojnë apartamentet afatgjata

Gjetja e një apartamenti me qira afatgjatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Banka e Shqipërisë konstaton se kërkesa për qira është shtuar dhe çmimet janë rritur, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare. Për ekspertët, një nga faktorët kryesorë mbetet orientimi i pronarëve drejt qirave ditore për turistët.

Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimit të banesave në vitin që lamë pas u rrit me 41.7% në rang vendi dhe me 32.6% në Tiranë, krahasuar me një vit më parë. Banka evidenton gjithashtu se çmimet e qirave kanë vijuar të rriten edhe gjatë vitit 2026.

Të dhënat tregojnë edhe rritje të fortë të aktivitetit në treg. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 u raportuan 1,959 prona të shitura, nga 863 një periudhë më parë.

Ekspertët paralajmërojnë se me rritjen e turizmit dhe zhvendosjen e apartamenteve drejt platformave afatshkurtra, presioni mbi tregun e qirave pritet të vijojë./Tv Klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion