Botohet vendimi në Fletoren Zyrtare, aeroporti i Kukësit drejt hapjes dhe funksionimit

Aktualitet

Botohet vendimi në Fletoren Zyrtare, aeroporti i Kukësit drejt hapjes

Aeroporti i Kukësit është drejt funksionit dhe pritet që në pak ditë të realizohet edhe fluturimi i parë.

Në Fletoren Zyrtare është botuar hapja zyrtare e pikës së kalimit kufitar ajror, ku shtetasit mund të qarkullojnë.

Aeroporti i ri në Kukës i cili do të hapet së shpejti do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar Zayed”.

Këtë e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një video nga aeroporti i cili mendohet të hapet brenda këtyre ditëve.

Sipas informacioneve nga ministria, fluturimi i parë do të ndodhë më 18 prill.

Kujtojmë se kryeministri dje nga Tepelena tha se hapja e aeroportit të Kukësit ka qenë arsyeja që sipas tij shtyu presidentin Meta dhe ish-kryeministin, Berisha për të krijuar situatën me aeroportin e Rinasit, duke akuzuar se ata fshihen pas revoltës së kontrollorëve për të bllokuar punën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion