Makina me targa greke përfundon në kanal në aksin Elbasan-Librazhd, shpëtojnë mrekullisht burrë e grua
Lajmifundit
/
9 April 2021, 10:07
Aktualitet

Një makinë ‘Toyota’ me targa greke është përmbysur anës rrugës në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrrakë.
Makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal dhe fatmirësisht kanë shpëtuar mrekullisht burrë e grua. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.


