Bënë për spital 30-vjeçarin, policia identifikon 4 autorët dhe jep detaje rreth ngjarjes

Aktualitet

Bënë për spital 30-vjeçarin, policia identifikon 4

Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri janë katër personat që kanë dhunuar barbarisht 30 vjeçari Ramadan Hasani në Korçë.

Sherri ka nisur në datën 14 Shkurt. Sipas Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.

NJOFTIMI I POLICISË

Dëmtuan me mjete të forta një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT