Një javë në det të hapur, shpëtohen 69 refugjatët nga Bangladeshi

Bota

Një javë në det të hapur, shpëtohen 69 refugjatët

69 refugjatë u shpëtuan nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit të Indonezisë pas një jave në det të hapur. Ata i përkisnin grupit etnik indo-arian pa shtetësi, Rohingya, të vendosur në kampet e mbingarkuara të Bangladeshit.

Mes tyre kishte edhe fëmijë!

“Gjëja e parë që pashë ishte një vajzë e vogël, rreth pesë vjeç. Shikova këmbët e saj dhe ato ishin shumë të rrudhura, sikur të ishin zhytur në ujë për një kohë të gjatë”, tha një gazetar i AFP në bordin e anijes së shpëtimit.

Refugjatët u dërguan menjëherë në një strehë të përkohshme në distriktin e Aceh Besar, ndërsa një pjesë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në fillim pati raporte kontradiktore për viktima dhe të zhdukur, por grupi i kërkim shpëtimit e hodhi poshte një gjë të tillë.

Mijëra refugjatë të Rohingyas kanë bërë përpjekje për tu larguar nga kampet e mbipopulluara në Bangladesh drejt vendeve fqinje, me Indonezinë që ka parë një rritje të numrit të refugjatëve që nga nëntori që e shtyu atë t'i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion