“Banesa e fundit” çon hajdutët pas hekurave në Elbasan, u kapën “mat” duke vjedhur

Aktualitet

“Banesa e fundit” çon hajdutët pas hekurave në

Pesë të rinj janë arrestuar nga policia në Elbasan në tentativë për të vjedhur një shtëpi në lagjen “Emin Matraxhiu” në kuadër të operacionit të koduar “Banesa e fundit”.

Të arrestuarit janë; L. Ll., 33 vjeç, B. M., 19 vjeç, I. T., 19 vjeç, E. B. 18 vjeç dhe B. Rr., 18 vjeç, banues në Elbasan. Policia thekson se hajdutët u kapën në tentativë për të vjedhur në banesën e P. S.

Nga veprimet e kryera rezulton se hajdutët dyshohen se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet në pronësi të B. Rr., me të cilin kryenin vjedhjet, si dhe një thikë.


Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

ME TE LEXUARAT