Armë dhe dokumente false, policia turke “kthen përmbys” banesën e shokut të Ibrahim Licit

Aktualitet

Armë dhe dokumente false, policia turke “kthen përmbys”

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, i cili u vu në pranga disa ditë më parë nga autoritetet turke.

Mësohet se na banesën e shokut, ku jetonte i riu i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë, 50 fishekë dhe dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Lici rezulton i kërkuar në listën e Interpolit, pasi dyshohet të jetë larguar drejt shtetit turk që prej vitit të shkuar dhe fshihej atje prej asaj kohe.

Ibrahim Lici akuzohet si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale në qytetin verior.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion