Çfarë po ndodh? FNSH “blindon” Vlorën pas arrestimit të anëtarit të bandës së “Gaxhait”
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe policia kanë ngritur postoblloqe të shumta në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit të Vlorës.
Po bëhen kontrolle të rrepta në automjetet që dyshohet së lëvizin persona të rrezikshëm, apo ku dyshohet se mund të gjenden armë, drogë apo lëndë të tjera të rrezikshme.
Kontrollet në qytetin e Vlorës, vijë pas arrestipit të ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait” në Durrës, Armando Sulejmani i njohur ndryshe si “Çipuri”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar.Personat e dyshimtë janë ndalur nga policia dhe ju janë bërë kontrolle.
Deri më tani policia nuk ka dhënë një njoftim për aksionin në fjalë.