Dy herë shpërblime miqve për tërmetin/ SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

Aktualitet

Dy herë shpërblime miqve për tërmetin/ SPAK nis hetimet

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka regjistruar një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion aktiv”, ku i dyshuari kryesor është Edison Memolla, kryetari i Bashkisë Rrogozhinë.

Kallëzimi penal është depozituar në SPAK nga Partia Demokratike, ku veç Memollës, ndjekje penale është kërkuar dhe për disa nga anëtarët e komisioneve të vlerësimit të dëmeve ekonomike të shkaktuara në banesa nga tërmeti i 2019.

Aktualisht rasti po trajtohet me shumë përparësi nga një prokuror i SPAK, ndërsa një tjetër dosje penale që bën fjalë për “Pastrim të produkteve të veprës penale” është rregjistruar në prokurorinë e Posaccme SPAK, ku objekt i këtij hetimi është Edison Memolla, dhe xhaxhai i këtij të fundit Arif Memolla.

Dosja penale kundër tij ka mbërritur në SPAK nga Italia, dhe se aktualisht situata është në verifikim e sipër për disa transferta parash që kapin shifrën prej 1 milion euro.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion